Qumështi e forcon sistemin imunitar dhe merr pjesë në luftën kundër ftohjeve, ndërsa në kombinim me hudhrën mjekon edhe sëmundje të tjera.
Pesë thelpinj hudhër grimcohen. Në një enë vendosni 100 ml ujë, 200 ml qumësht dhe hudhrën. Zihet në temperaturë të ulët, derisa të ngel vetëm gjysma e lëngut. Lëreni pak që të ftohet, por konsumojeni të ngrohtë. Nëse dëshironi, mund të shtoni mjaltë.
Prej qumështit me hudhër mund të pihen deri tre doza në ditë.
Hulumtimet tregojnë se hudhra ka veti të mahnitshme anti-inflamatore dhe ky kombinim i qumështit ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Në të njëjtën kohë mund të lehtësojë edhe simptomat e astmës, ndërsa për shkak të përbërësve që përmban, ky qumësht relakson dhe kontribuon në zhdukjen e pagjumësisë. Ky kombinim mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve të zemrës, pasiqë i rregullon nivelet e kolesterolit, parandalon mpiksjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Nëse në qumështin me hudhër shtoni shafran të Indisë, atëherë ai bëhet një ilaç natyral i mrekullueshëm kundër kollës.
Kjo pije i rregullon lëngjet e tretjes, të cilat i largojnë toksinat nga trupi dhe parandalojnë probleme të tilla si diarreja. Ka edhe veti të forta antiseptike që e stimulojnë sistemin imunitar dhe e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të sistemit të tretjes. Ky kombinim mund të shëroj edhe dhimbjet e nervit shiatik.