Të gjithë i duam fistikët, ato shkrijnë kilogramët dhe ruajnë shëndetin

Fistikët përmbajnë pak kalori në krahasim me frutat tjerë të thatë - një porcion prej 30 gramësh përmban 160 kalori.

Studimet kanë konfirmuar se konsumi i fistikëve mund të ndikojë në peshën trupore. Këto fruta të thatë janë jashtëzakonisht të pasura me kalium, kalcium, vitaminë A, C dhe E, si dhe folate. Përveç kësaj, ato përmbajnë edhe mikroelemente: hekur, zink, bakër, mangan dhe selen.

Fistikët përmbajnë pak kalori në krahasim me frutat tjerë të thatë – një porcion prej 30 gramësh përmban 160 kalori. Nëse krahasohen me bajamet, kjo do të thotë që ju mund të konsumoni më shumë fistikë për të njëjtën sasi kalorishë – 49 fistikë janë të barabartë me 23 bajame.

Falë vlerave  kalorike fistikët ngopin shpejt, por përveç kësaj ulin edhe nivelin e kolesterolit, si dhe mbrojnë zemrën.

 

Fistikët janë shumë të shëndetshme dhe veçanërisht të dobishme kur t’ju marr uria midis vakteve. Por, kur është fjala për të zgjedhur llojin, zgjidhje më e mirë janë ato me lëvozhgë.