Rezultatet e dy studimeve kanë treguar se adoleshentët dhe të rriturit me epilepsi janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh të zhvillimit të depresionit, kështu që ata duhet të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore. Përndryshe, frekuenca e depresionit në popullatën e përgjithshme është më pak se tetë për qind.
Një studim që përfshiu adoleshentët tregoi se 13% e të rinjve me epilepsi kishin simptoma të depresionit. Mendohet se kontrolli i depresionit të mundshëm duhet të jetë rutinë në qendrat për trajtimin e epilepsisë, kështu që të mund të zbulohet sëmundja tek fëmijët dhe adoleshentët në kohë.
Një studim tjetër që përfshinte të rriturit me epilepsi tregoi se deri në 52% të atyre që pësuan krizë shëndetësore ose u hospitalizuan urgjentisht ose kishin aksident, kishin depresion të moderuar ose të rëndë.
Gjithashtu është zbuluar se të rriturit me epilepsi mund të kenë edhe çrregullime të tjera mendore, si çrregullimi bipolar, çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe sulme paniku.
Pacientët me epilepsi që kanë depresion janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh të konvulsioneve.