Struktura me kokrra, e cila ngjan me lëvoren e portokallit, rrudha dhe trashje, kruajtje rreth thithave, sekret, ndryshime në madhësinë ose formën e gjirit, dhimbja në zonën e sqetullave dhe vena të zgjeruara dhe të dukshme – janë simptoma që nuk duhet të injorohen.
“Simptomat ndryshe nga ato të zakonshmet, dinë të shoqërohen me pozicionin e kancerit, në asnjë mënyrë nuk tregojnë se gjendja është në një formë jo serioze”, paralajmëron Dr. Emma Peneri.
Për shembull, tumori që është shfaqur në kanalet e gjirit nuk shkakton nyje të dukshme, pasiqë sëmundja përhapet përmes mbështjellësit të gjirit. Ndryshimet në lëkurë si, venat e dukshme – tregojnë për kancerin që ka bllokuar enët e gjakut, ndërsa kruajtja rreth thithave tregon për formën e rrallë të tumorit, të ashtuquajturën sëmundja e Paget.
Ndryshimet e përmendura jo domosdoshmërisht nënkuptojnë skenarin më të keq, por mjekët theksojnë se duhet të bëhet kujdes dhe konsultime mjekësore.