Duke e ditur se sa këmbëngulës mund të jenë fëmijët e vegjël , prindërit shpesh u japin të hanë çfarëdo qoftë dhe janë të lumtur kur të paktën hanë diçka. Por nutriticionistët thonë se kjo është qasja e gabuar, sepse krijohen shprehi të këqija të ushqimit. Çfarë nuk duhet t’u jepet fëmijëve?
Pije të gazuara
Dihet se pijet e gazuara janë të dëmshme dhe të pasura me sheqer. Konsumimi i tepërt mund të çojë lehtësisht në zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe të shkaktojë sjellje agresive.
Tuna të konservuara
Peshku mund të jetë burim i jashtëzakonshëm i proteinave, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave, mineraleve dhe është mirë që fëmijët të mësohen ta konsumojnë sa më herët. Megjithatë, duhet të shmanget ky lloj peshk, tuna e konservuar, e cila nuk duhet t’u jepet fëmijëve për shkak të përqindjes së lartë të zhivës që e ajo e përmban.
Pije izotike
Nuk ka asnjë arsye që kjo pije t’ju jepet fëmijëve. Ato janë të destinuara për njerëzit që merren me aktivitet të rënda fizike ose stërvitje, për t’i rivendosur elektrolitet e humbura dhe për të stimuluar shërimin e muskujve sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe nëse fëmija vjen nga stërvitja, uji do të jetë i mjaftueshëm për të.
Qumësht lope i freskët
Ekziston miti se qumështi i freskët i lopës është më i shëndetshëm dhe më ushqyes se sa ai i pasterizuari, por gjithesi ngelet shumë i rrezikshëm për sistemin tretës te fëmijët. Qumështi i papasterizuar është i rrezikshëm në zhvillimin e baktereve tek fëmijët, pasi që sistemi i tyre imunitar nuk është aq i zhvilluar sa te të rriturit, argumentojnë nutritionistët.
Mjalti
Mjalti është një nga produktet më të shëndetshme që njohim. Megjithatë mjekët këshillojnë se, fëmijëve nën moshën dy vjeçare nuk duhet t’u jepet mjaltë, sepse mjalti mund të përmbajë baktere që shkaktojnë botulizmi, sëmundje potencialisht vdekjeprurëse.