Njerëzit që kanë grupën e gjakut A nuk janë më të pajisurit mirë për stresin e shekullit të 21-të. Nga natyra bëhet fjalë për njerëz që u përshtatet një jete e mirë-strukturuar, ritmike, harmonike në një mjedis pozitiv.
Personat me grupin A të gjakut etiketohen me sistemin digjestiv i cili ka vështirësi në tretjen e proteinave shtazore dhe yndyrnave, por me përdorimin e jashtëzakonshëm të të gjithë përbërësve të karbohidrateve.
Kjo gjë, e mbron grupin A të gjakut nga shfaqja e ulçerave, mirëpo e rrit rrezikun e gurëve në tëmth, kancerin në lukth, sëmundjet e zemrës, osteoporozën. Tek grupi A, në krahasim me grupet tjera, është mjaft e rëndësishme që të vendoset një ritëm ditor i caktuar, të flihet gjumë të paktën tetë orë në ditë, të mos shmangen vaktet, vakti kryesor të jetë mëngjesi dhe atëherë të marrë përqindjen më të lartë të proteinave të nevojshme, ta përtyp mirë ushqimin dhe të mos konsumoj për shkak se është nervoz.
Rekomandohet marrja e kufizuar e sheqernave, kafeinës dhe alkoolit, pasiqë e rrit stresin dhe e ngadalëson metabolizmin. Grupi A gjithashtu duhet të kujdeset veçanërisht për kombinimin e ushqimeve, domethënë, të mos në të njëjtin vakt të mos fut proteina dhe niseshte.
Të qëndruarit në natyrë, muzika relaksuese dhe aromaterapia janë stimulues të mrekullueshëm të kësaj grupe.
Sa i përket aktivitetit fizik, megjithëse shpesh është i prirur për ekzagjerim, grupa A duhet të zvogëlojë intensitetin e aktivitetit, veçanërisht nëse merret me sport ose ushtrime që kërkojnë shumë përpjekje. Shenjat më të zakonshme të aktivitetit të tepërt fizik janë duart e ftohta, lodhja një ose dy orë pas përpjekjeve ose marramendje e lehtë.