Lajthitë përmbajnë edhe vitamina të grupit B, veçanërisht B1 dhe B6, të cilat janë të rëndësishme për masën muskulore dhe energjinë, funksionin e trurit dhe sistemin nervor. Në qoftë se merret në sasi të mjaftueshme, parandalon depresionin, prandaj rekomandohet sidomos për gratë shtatzëna, me qëllim që të shmanget depresioni pas lindjes, e cili është mjaftë i zakonshëm.
Vitamina A e frutit vepron në mënyrë të favorshme ndaj lëkurës dhe flokëve, dhëmbëve dhe imunitetit, por gjithashtu i forcon edhe organet e brendshme. Vitamina E është gjithashtu e rëndësishme për vitalitetin e lëkurës, ndikon në enët e gjakut, mbron zemrën, vitamina K dhe F e stimulojnë metabolizmin, rritjen e flokëve dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
Lajthia është antioksidant i fortë, pasiqë përmban komponime fenolike, ndërsa në lulet dhe gjethet e freskëta ka një sasi të madhe të vitaminës C, ndërsa në lëvoren dhe gjethet është e pranishme tanina katehinike. Lulet, lëvorja dhe gjethet përdoren në parandalimin dhe trajtimin e verdhëzës, gjatë inflamacionit të mushkërive dhe tensionit të ulët.
Proteinat gjithashtu janë pjesë përbërëse e këtij fruti. Në 100 gram lajthi ka 15 gram proteina, që është rreth 30% e nevojës ditore të një personi.