Konsumimi i pijeve të gazuara nuk janë të këqija vetëm për zorrët: pijet e gazuara mund të rrisin edhe rrezikun e zhvillimit të pre-diabetit, tregoi hulumtimi. Domethënë, në studimin e botuar në “Journal of Nutrition”, ku u përfshin 1 600 njerëz të cilët pinin rregullisht pije të gazuara më shumë se tre herë në javë në një periudhë 14-vjeçare, kishin 46% më shumë shanse që t’u zhvillohej pre-diabet, gjendje kjo në të cilën sheqeri i gjakut është rritur, por jo aq shumë sa në diabet, në krahasim me ata që nuk pinin pije të tilla.
Vetëm një kanaçe (0.3 litra), më shumë se tre herë në javë është e mjaftueshme që të rris rrezikun ndaj shëndetit.
“Një nga arsyet e mundshme është se sheqeri të cilin e përmban çdo pije e gazuar, mund të përmbys organizmin e konsumatorit me glukozë dhe fruktozë të tepërt”, theksuan autorët e studimit.
“Sheqernat e shtuara mund të rrisin nivelin e sheqerit në trup në një kohë shumë të shkurtër. Por gjithashtu, edhe për të prishur punën e organizmit në afat të gjatë, duke ndryshuar mënyrën në të cilën pankreasi liron insulinën, hormon ky që i lejon trupit të absorbojë glukozën për energji. Si rezultat i kësaj mund të zhvilloni rezistencën ndaj insulinës, gjendje kjo në të cilën trupit i nevojitet sasi më e madhe e insulinës gjithnjë e më shumë për të funksionuar”.
Për konsumatorët e rregullt të pijeve të gazuara, rreziku i lartë i pre-diabetit duhet të jetë paralajmërim.
Kur trupi nuk mund të tajis sasi të mjaftueshme të insulinës për të përmbushur këtë kërkesë, glukoza grumbullohet në gjak, e cila si për pasojë shpie në zhvillimin e prediabetit dhe përfundimisht diabetit.
“Nëse doni të parandaloni pre-diabetin, ndaloni me pirjen e pijeve të gazuara dhe fokusohuni në ushqimin e shëndetshëm dhe të pasur me proteina, fruta, perime dhe karbohidrate komplekse, si drithërat me kokrra të plota, të cilat nuk do ta dëmtojnë nivelin e sheqerit në gjak” këshillojnë ekspertët.
Gjithashtu, edhe humbja e peshës prej së paku 5% e peshës trupore mund të ndihmojë që të mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.
Nëse nuk e ndryshoni mënyrën e jetesës pasi të jeni diagnostikuar me pre-diabet, jeni në rrugën e cila ju shpie shumë shpejtë në marrjen e diabetit.