Temperatura e lartë trupore tek fëmijët – Mjeku juaj i familjes

Temperatura e lartë është simptomë e disa sëmundjeve dhe një përgjigje normale e organizmit në luftën kundër një infeksioni, viral apo bakterial, megjithëse mund të ndodhë edhe në raste të tjera, si pas vaksinimit, gjatë disa çrregullimeve hormonale, tek sëmundje autoimune etj. . Shpesh ndodh natën dhe gjatë fundjavave dhe i tmerron prindërit, veçanërisht ata që janë të rinj në këtë rol.

Ajo që duhet theksuar është se temperatura e lartë e trupit nuk është një sëmundje në vetvete, por një shenjë e sëmundjes. Rritja e temperaturës së trupit është një shenjë e shkëlqyer që trupi i fëmijës, ose më mirë sistemi i tij imunitar, reagon në mënyrë të përshtatshme ndaj infeksionit dhe gjithashtu e ndihmon fëmijën të luftojë infeksionin në mënyrë natyrale.

Temperatura e lartë është simptomë e disa sëmundjeve dhe një përgjigje normale e organizmit në luftën kundër një infeksioni, viral apo bakterial, megjithëse mund të ndodhë edhe në raste të tjera, si pas vaksinimit, gjatë disa çrregullimeve hormonale, tek sëmundje autoimune etj. . Shpesh ndodh natën dhe gjatë fundjavave dhe i tmerron prindërit, veçanërisht ata që janë të rinj në këtë rol. Në edicionin e ri “Pediatri juaj” me mjekun e familjes dr. Aleksandar Sajkovski, doktor i shkencave mjekësore, pediatër specialist, neonatolog subspecialist, ekspert, një bashkëbisedues i jashtëzakonshëm, i shoqërueshëm si me prindërit ashtu edhe fëmijët, dhe çdo herë i gatshëm për t’iu përgjigjur gjitha pyetjeve në sferën e pediatrisë, mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve, biseduam në temën që ka të bëjë pikërisht me temperaturën e lartë tek fëmijët. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara – Pedijatar.mk – Mars 2023

 

Temperatura e rritur e trupit është ajo që i tremb më shumë prindërit, sidomos kur është më e lartë dhe kur bëhet fjalë për fëmijët e moshës më të vogël. Temperatura e trupit rregullohet nga qendra e termorregullimit që ndodhet në tru dhe detyra kryesore e saj është ta mbajë atë në një nivel prej 36,1 deri në 37 C. Ka ndryshime fiziologjike gjatë ditës, më e ulëta është në mëngjes ndërmjet orës 4 dhe 6 të mëngjesit dhe më e larta në mbrëmje midis orës 16 dhe 20.

Ndryshimi fiziologjik i temperaturës së trupit gjatë ditës është rreth 1 gradë, dhe gjatë aktivitetit fizik intensiv temperatura mund të rritet me 2 gradë. Duhet theksuar se temperatura e ngritur është pjesë e mekanizmit mbrojtës të organizmit dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve. Qendra për rregullimin e temperaturës tek të porsalindurit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël është e pazhvilluar, kështu që shumë rroba ose një dhomë shumë e nxehtë do të çojë në një rritje të temperaturës së trupit.

Veprimet bazë kur fëmija juaj është febril

Është me rëndësi të madhe t’i kushtohet vëmendje marrjes së mjaftueshme të lëngjeve, dietës, veshjeve, aktivitetit fizik, si dhe dhënies së ilaçeve për uljen e temperaturës.

Hidratimi – marrja e lëngjeve

Funksionimi i trupit të njeriut, duke përfshirë trupin e fëmijëve, përfaqëson ekuilibrin e marrjes dhe humbjes së lëngjeve, ose më saktë, sa më shumë lëngje të humbasim, aq më shumë ato duhet të zëvendësohen. Lëngjet përmbajnë disa minerale të tretura si natrium, kalium, klor, magnez, kalcium, bikarbonate, fosfate, të cilat së bashku i quajmë elektrolite.

Përveç rolit që kanë, ato luajnë një rol të madh edhe në shpërndarjen e ujit, si dhe zhvillimin e duhur të të gjitha proceseve metabolike në organizëm. Proceset që ndikojnë në humbjen dhe zëvendësimin e lëngjeve dhe elektroliteve në organizmin e një fëmije të shëndetshëm janë të balancuara mirë dhe çrregullimi i tyre mund të çojë në dehidrim.

Gjendja me temperaturë të lartë trupore, pavarësisht nga shkaku, pasohet nga një humbje e shtuar e lëngjeve për shkak të djersitjes intensive, frymëmarrjes së shpejtë si mekanizëm për uljen e temperaturës. Nëse trakti gastrointestinal preket si pjesë e infeksionit, kemi të vjella dhe jashtëqitje të lëngshme, dehidratimi është një rrezik real. Për këto arsye, është e nevojshme të siguroheni që lëngjet që merren të përmbajnë elektrolite. Është e nevojshme të theksohet se foshnjat dhe fëmijët e vegjël dehidratohen më lehtë se fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit për faktin se përmbajnë një sasi më të madhe të lëngjeve në trup.

Sipas udhëzimeve evropiane, temperatura e rritur trupore nuk duhet të ulet derisa të kalojë vlerat 38,5 C.

Të ushqyerit

Zakonisht një fëmijë me temperaturë ka oreks të dobët dhe nuk duhet të detyrohet të hajë. Humbja e oreksit zakonisht zgjat 3-4 ditë dhe nuk është një shenjë alarmante.

Rekomandohet dhënia e ushqimeve të pasura me karbohidrate (bukë e thekur, pije të ëmbla, fruta).

Veshja

Duhet të përshtatet, pra sa më pak veshje që të jetë e mundur për të lejuar çlirimin e qetë të nxehtësisë përmes lëkurës. Ngrohja e tepërt e një fëmije febril për shkak të moszhvillimit të qendrës termorregulluese mund të çojë lehtësisht në një rritje edhe më të madhe të temperaturës.

Aktiviteti fizik

Pushimi është i nevojshëm, sepse aktiviteti i tepërt kontribuon në rritjen e gjenerimit të nxehtësisë.

Përktheu dhe përshtati:S.N