Studim i kohëve të fundit i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se tensioni i lartë i gjakut është më i rrezikshëm për gratë sesa për meshkujt. Sipas mjekëve, hipertensioni tek gratë duhet të trajtohet më herët dhe në mënyrë më agresiv se sa tek meshkujt. Hulumtimi i tyre ka vërtetuar dallime të mëdha në mekanizmat që e shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut tek gratë në krahasim me meshkujt.
Populli konsideronte se tensioni i lartë ishte i njëjtë për të dyja gjinitë dhe se bazohej në trajtim. Ky është studimi i parë i këtij lloji, i cili i merr parasysh gjinitë kur zgjedhin barna kundër tensionit të lartë, thekson udhëhqeësi i hulumtimit Carlos Ferrario. Ai shton se, përderisa normat e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës tek meshkujt janë zvogëluar në 20 vitet e fundit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gratë.
Për qëllimin e studimit, u hulumtuan 100 burra dhe gra të moshës mbi 53 vjeçare të cilët nuk e kishin trajtuar tensionin e lartë, përmes një sërë testesh të specializuara që tregonin nëse zemra ose enët e gjakut ishin bazë për rritjen e tensionit të gjakut. Testet e matën hemodinamikën, forcën dhe pjesëmarrjen e qarkullimit të gjakut, si dhe karakteristikat hormonale të mekanizmit për zhvillimin e hipertensionit tek meshkujt dhe femrat.
Shkencëtarët vërtetuan se rreth 30 dhe 40% të sëmundjeve të zemrës ka më shumë tek femrat sesa tek meshkujt, përfshirë edhe tensionin e lartë të gjakut.