Një studim i 500 njerëzve të lindur në 1946 lidhi tensionin e lartë të gjakut në vitet mesatarisht të hershme me dëmtimin e enëve të gjakut dhe tkurrjen e trurit më vonë.
Shkencëtarët thonë se tensioni i lartë i gjakut në “moshën kritike” – 30 dhe 40 vjeç – mund të “përshpejtojë dëmtimin e trurit”.
Kjo nuk është hera e parë që presioni i lartë i gjakut në moshën e mesme lidhet me rrezikun e lartë të demencës, por shkencëtarët duan të dinë më shumë rreth asaj se kur dhe si mund të ndodhë.
Gjatë studimit, botuar në revistën Lancet Neurology, pjesëmarrësve u është matur presioni i gjakut dhe u është skanuar truri. Rritja e presionit të gjakut midis moshës 36 dhe 43 vjeç ishte shoqëruar me tkurrje të trurit. Me kalimin e moshës, truri i të gjithëve zvogëlohet, por kjo është më e theksuar tek njerëzit me sëmundje neurodegjenerative, siç është demenca vaskulare.
Presioni i lartë i gjakut midis moshave 43 dhe 53 ishte i shoqëruar me më shumë shenja të dëmtimit të enëve të gjakut ose “mini-sulme” te njerëzit në 70-tat e tyre.
“Presioni i gjakut, madje edhe në të tridhjetat, mund të ndikojë në shëndetin e trurit katër dekada më vonë. Me monitorimin dhe ndërhyrjet me qëllim të një shëndet më të mirë të trurit më vonë gjatë jetës, duhet të fillohet në vitet e hershme”, theksoi Prof. Jonathan Scott, neurolog klinik në Institutin e Neurologjisë në Londër, i cili udhëhoqi studimin.