Tensionin e gjakut mund ta mbani nën kontroll me disa mënyra shumë të thjeshta

Mos prisni momentin që ju të keni nevojë për mjekim - rregulloni hipertensionin në mënyrë të shëndetshme dhe natyrale.

Tensioni i lartë i gjakut është një dukuri e zakonshme dhe një numër i madh i pacientëve janë në trajtim të përjetshëm me tableta për ta rregulluar atë. Vlen të investohet në parandalimin e hipertensionit.

Ekzistojnë të paktën pesë mënyra për të mbajtur tensionin nën kontroll në mënyrë plotësisht natyrale dhe spontane. Nëse tashmë jeni diagnostikuar me hipertension, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ulni në minimum tre llojet e ushqimeve që janë helmuese për shumicën e njerëzve, sidomos ata që kanë tension të lartë – sheqerin, kripën dhe miellin.

Normalizoni peshën trupore, pasiqë hulumtimet tregojnë se edhe humbja e moderuar e peshës mund të zvogëlojë presionin e lartë të gjakut në plan afatgjatë.

Zotëroni emocionet tuaja. Lidhja midis stresit dhe hipertensionit dihet prej kohësh. Është vërtetuar se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre nga sulmi në zemër me mbi 70%, nëse arijnë të kontrollojnë veten e tyre dhe të shmangin stresin.

Trajtojeni veten me stërvitje. Nuk është sekret që aktiviteti i rregullt fizik është një ilaç shumë herë më i mirë se çdo preparat tjetër farmaceutik. Përveç kësaj, të mira janë edhe të gjitha efektet tjera që arrihen nëpërmjet stërvitjes.

Shmangni ose zvogëloni marrjen e kafeinës. Nëse dëshironi që të largoni përgjithmonë kafeinën nga jeta, përpiquni që këtë gjë ta bëni gradualisht gjatë një numri ditësh ose javësh, për të shmangur simptomat e abstinencës si kokëdhimbjet.