Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se terapia e re gjenetike mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave motorike tek pacientët me sëmundjen e Parkinsonit, të cilët nuk kishin përgjigje pozitive ndaj terapive ekzistuese të kësaj sëmundje.
Ajo që hulumtuesit theksojnë është se kjo terapi gjenetike nuk është ilaç për sëmundjen e Parkinsonit, por është një terapi potencialisht e mirë për të kontrolluar simptomat të cilat sigurojnë një mënyrë të re të dopaminës në tru, por nuk e ndalon përparimin e sëmundjes së Parkinsonit.
Kjo terapi e re, përdor një virus për dërgimin e terapisë gjenetike në zonën e synuar të trurit.
Terapia gjentike në tru ndikon në enzimin AADC, i cili levodopan e konverton në dopaminë. Përndryshe, qelizat e trurit të cilat i krijon neurotransmetuesi dopamin, vdesin gjatë sëmundjes së Parkinsonit. Mungesa e neurotransmetuesve të dopaminës shkakton simptoma të sëmundjes së Parkinsonit, siç është dridhja dhe lëvizja e ngadaltë.
Terapia ekzistuese e sëmundjes së Parkinsonit përpiqet që ta kompensojë dopaminën e humbur.