Terapia hormonale rrit rrezikun e astmës

Duhet të theksohet se përdorimi i terapisë zëvendësuese të hormoneve u shoqërua me një rrezik prej 63 përqind më të lartë të zhvillimit të astmës.

Miliona gra që marrin terapi zëvendësuese të hormoneve për të lehtësuar simptomat e menopauzës mund të rrisin padashur rrezikun për astmën, sugjeron një studim i ri.

Gjegjësisht, një studim i kryer në Danimarkë që ndoqi rreth 380,000 gra për më shumë se 20 vjet, tregoi një lidhje të mundshme midis terapisë zëvendësuese të hormoneve dhe astmës.

Duhet të theksohet se përdorimi i terapisë zëvendësuese të hormoneve u shoqërua me një rrezik prej 63 përqind më të lartë të zhvillimit të astmës.

Sidoqoftë, jo të gjitha format e terapisë zëvendësuese të hormoneve janë shoqëruar me rrezik të lartë të astmës. Rreziku i kësaj sëmundjeje është më i lartë tek përdoruesit e estrogjenit, si dhe tek gratë që kanë përdorur kombinim të estrogjenit dhe progesteronit. Ndërsa tek gratë që përdorën vetëm progesteron, rreziku i astmës ishte më i ulët.

Përndryshe, prej kohësh dihet se terapia e zëvendësimit të hormoneve mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër dhe kancerit të gjirit.

Duhet gjithashtu të përmendet fakti se astma tek të rriturit është relativisht e zakonshme dhe mund të shfaqet në çfarëdo moshe.