Prindërit toksikë mund të shkaktojnë dëme emocionale tek fëmijët përmes sjelljes së tyre manipuluese dhe mungesës së mbështetjes. Kontrolli i tyre, kritika e tepruar dhe mungesa e dashurisë mund ta bëjnë të vështirë për fëmijët që të zhvillojnë vetëvlerësimin dhe marrëdhënien e shëndetshme në të ardhmen. Megjithatë, ekziston një karakteristikë tjetër që zbulon prindërit toksikë. Terapistja Mika Stivens ndau një “shenjë kryesore” që tregon se një prind është toksik.
“Shenja kryesore e prindërve toksikë është se ata reagojnë negativisht ndaj kufijve,” thotë ai. Për shembull, nëse u themi se sjellja e tyre na shqetëson, qoftë edhe me respekt, me shumë gjasa ata do të zemërohen.
“Nëse u kërkoni atyre të ndalojnë me një sjelle të caktuar, ata mund të zemërohen shumë, të duken vërtet të lënduar ose t’ju ndëshkojnë me trajtimin e heshtur. “Ju ndoshta do të thoni se ata janë të pasjellshëm dhe të këqij, sepse po u kërkoni që të mos jenë të vrazhdë me ju,” shpjegon ajo.
Ajo nënvizon, se sado e keqe të jetë sjellja e tyre, ata kurrë nuk do të fokusohen në këtë, por në atë se sa “të pasjellshëm” jemi ne që kemi një problem me atë sjellje. “Ata thjesht nuk mund të mendojnë se si sjellja e tyre ndikon tek ju dhe nuk mund të ketë eupati për ju”, konkludon Stevens.
Nëse jemi në këtë situatë, terapia ose biseda me njerëz të afërt mund të ndihmojë.