Mënyra inovative e përdorimit të kimioterapisë mund të zgjas dukshëm jetën e pacientëve me kancer të operuar pankreatik, një nga kanceret më vdekjeprurëse në botë, treguan rezultatet e dy studimeve më të reja klinike.
Studimi i parë klinik tregoi se kombinimi i katër kemoterapeutikëve mOLFIRINOX (oxaliplatin + leucovorin + irinotecan + 5-fluorouracil) mund të zgjasin jetën për pothuajse dy vjet krahasuar me trajtimin standard të kancerit të pankreasit me gemcitabinë. Këto rezultate konsiderohen si një përparim i madh, duke pasur parasysh faktin se mbijetesa e përgjithshme lëviz nga tre deri në pesë vjet.
Studimi i dytë klinik tregoi se kombinimi i kimioterapisë dhe terapisë me rrezatim para operacionit, mund të përmirësojë normën e përgjithshme të mbijetesës.
Aktualisht, për fat të keq rreth 95% e pacientëve me kancer pankreatik vdesin nga sëmundja. Kancer pankreatik së bashku me kancerin e mushkërive konsiderohet si kanceri më vdekjeprurës, u theksua në Takimin vjetor të ASCO-s (ASCO annual meeting 2018).