Tërfil i kuq (Trifolium pratense) është barishte prejardhja e së cilës është nga Evropa, por edhe nga Afrika veriperëndimore dhe Azia perëndimore. Zakonisht përdoren lulet e saj.
Për shkak se përmban izoflavone, tërfili i kuq me dekada është përdorur si ilaç natyral për lehtësimin e simptomave të menopauzës, përfshirë edhe ndryshimet e gjendjes shpirtërore dhe valët e nxehtësisë. Prandaj, për shkak të vetive shëruese, tërfili i kuq është terapi alternative natyrale në vend të terapisë tradicionale të hormoneve.
Përfitimet shëndetësore që lidhen me tërfilin e kuq janë me të vërtetë të shumta. Barishtja medicinale është një ekspektorant i shkëlqyer, gjë që e bën të dobishme në trajtimin e sëmundjeve të tilla si bronkiti dhe astma. Lulet e tërfilit të kuq gjithashtu kanë veti diuretike dhe qetësuese, si dhe efekt të fortë anti-inflamator.
Tërfil i kuq mund të përdoret edhe nga personat që vuajnë nga osteoporoza, pasiqë izoflavonet e kësaj barishte shëruese veprojnë si fitoestrogjen i cili mund të ndihmojë në ndërtimin e dendësisë së kockave.
Përveç kësaj, tërfili i kuq e përmirëson qarkullimin e gjakut, rrit përqendrimin e kolesterolit të mirë në organizëm dhe i forcon arteriet. Ai gjithashtu është pastrues i mrekullueshëm i gjakut dhe i mëlçisë.