Lloj i ri i analizave gjenetike mund të ndihmojë në identifikimin e personave me rrezik të lartë ndaj pesë sëmundjeve serioze dhe të zakonshme. Domethënë, shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një test gjenetik, i cili zbulon rrezikun e lartë ndaj zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës, fibrilimit atrial, diabetit të tipit 2, sëmundjeve inflamatore të zorrëve dhe kancerit të gjirit.
Analiza gjenetike mund të ndihmojë në vlerësimin e gjasave të zhvillimit të sëmundjeve shumë kohë përpara se të shfaqen simptomat e para, gjë që mund të sigurojë parandalimin e hershëm ose trajtimin.
Sipas shkencëtarëve amerikanë të Broad Institute of MIT and Harvard, Massachusetts General Hospital (MGH) dhe Harvard Medical School, analiza gjenetike e përmendur mund të ndihmojë në vlerësimin e gjasave për zhvillimin e këtyre sëmundjeve shumë kohë përpara se të shfaqen simptomat e para, gjë që mund të sigurojë parandalimin e hershëm ose trajtimin e sëmundjeve të përmendura.
Megjithatë, mendimet janë se kjo qasje duhet të merret në konsiderohet sa më shpejt që të jetë e mundur për përdorimin në praktikën klinike dhe testimi gjenetik të aplikohet menjëherë pas lindjes, “Nature Genetics”.