Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund t’i konsumojnë edhe diabetikët, personat me sëmundjen celiake, personat me tensiont të lartë të gjakut dhe kolesterol, si dhe personat që përpiqen të humbin peshë.
Në 100 gram thjerrëza ka rreth 350 kalori, 60% karbohidrate dhe 26% proteina.
Ato janë të pasura me minerale dhe vitamina, fibra, të nevojshme për shëndetin e organizmit, sidomos gjatë ndonjë regjimi të caktuar të të ushqyerit. Ngop shpejt dhe meqënëse shpërbëhet ngadalë parandalon ndjenjën e uris.