Specialistët pohojnë se gjendja në të cilën ndodhen thonjtë e duarve dhe këmbëve, zbulojnë probleme të ndryshme shëndetësore – të mushkërive, mëlçisë, artritin, mungesë vitaminash dhe mineralesh, të ushqyerit e dobët, kancerin dhe të tjera.
Gjatë anemisë dhe psoriazës, tek thonjtë formohen pika të vogla. Zbehja e gjysmës së thonjve është shenjë e nivelit të zvogëluar të albuminës në gjak.
Në mungesë të oksigjenit thonjtë mavijosen, ndërsa në rastin e endokardit infektiv shfaqen mpiksje të gjakut në lëkurën e nën thonjve.
Ekspertët pohojnë se si pasojë e mungesës së vitaminave, kalciumit dhe proteinave në ushqim, thonjtë shpesh bëhen të thyeshëm, ndërsa për shkak të mungesës së hekurit ato bëhen të dobët. Ata si shembull marrin rastin e një gruaje, e cila u diagnostifikua me kancer pasi kishte vizituar një qendër manikyri dhe ishte këshilluar që të kërkonte ndihmë mjekësore.
Deformimi i thonjve është një nga simptomat e emfizemës. Gripat e vogla formohen nëse ekziston një sëmundje si ekzema dhe artriti. Vijat horizontale që shfaqen në sipërfaqen e sipërme të thonjve janë sinjal i stresit fizik. Vijat e tilla të thonjëve shfaqen edhe pas kimioterapisë.