Thuajin lamtumirë stresit me këtë lloj pije

Nëse vazhdimisht jeni të ekspozuar ndaj stresit, punës së tepërt, kujdeseni për shtëpinë, për fëmijët... ja një pije magjike që është më shumë se e nevojshme.

Kombinimi i mjaltit dhe limonit është një ilaç i mrekullueshëm natyror dhe e përmirëson shëndetin tuaj. Mjalti është antioksidant i fuqishëm që do të forcojë imunitetin, veçanërisht nëse konsumohet në kombinim me limonin. Ka aftësi të shkëlqyeshme për të neutralizuar bakteret.

Mjalti përmban shumë minerale si bakër, mangan, plumb, zink, magnez, kalcium, hekur, jod… Ai gjithashtu përmban pothuajse të gjitha aminoacidet, vitamina të shumta, acide organike dhe substanca aromatike. Falë kësaj, ai është produkt i çmuar, i shëndetshëm dhe lehtësisht i tretshëm.

Nga ana tjetër, limoni është gjithashtu shumë i shëndetshëm, është i pasur me fitonutrientë të rëndësishëm që veprojnë si antioksidantë dhe antikancerogjen. Shumica e konsiderojnë si ilaç për të gjitha sëmundjet. Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, me shumë pak kalori dhe shumë përbërës të dobishëm si hekur, kalium, kalcium, proteina, fosfor, karbohidrate, fibra, magnezium dhe të tjerë.

Pini mjaltë dhe limon me ujë çdo ditë dhe do të keni lëkurë më të bukur, ndihmon në tretje, është i mirë për zemrën, ndihmon në humbjen e peshës, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike, forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e infeksioneve të traktit urinar.

Mënyra e përgatitjes: E gjitha që ju nevojitet është gjysmë limoni dhe 1 lugë çaji mjaltë. Shtojini ato në një gotë me ujë të ngrohtë, përzieni dhe pijeni. Më efektiv është nëse konsumohet në mëngjes para se të hani mëngjesin.