Në trupin tonë ekziston një organ për të cilin shumë pak është folur, por lirisht mund të quhet “pika e lumturisë”. Dhe nuk ka nevojë që ta kërkoni shumë gjatë atë. Ajo është gjëndra e kraharorit (timus).
Ajo është e vendosur në pjesën e sipërme të kraharorit. Është e lehtë për të gjetur, duhet vetëm të vendosni dy gishta në gropën në pjesën e përparme të qafës, pikërisht mbi kockat e kraharorit. Ky është përafërsisht vendi i timusit.
Kjo gjëndër ndihmon në neutralizimin e energjisë negative, në përforcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin në përgjithësi.
Goditja e lehtë ose masazhimi i kësaj pike është një metodë mjaft efektive që ndihmon në rritjen e energjisë në një nivel më të lartë. Kjo gjëndër e ruan energjinë e trupit. Prandaj, kur ndodh çekuilibrimi në sistemin energjetik, ndihmon timusi, pasiqë është një urë lidhëse midis trurit dhe trupit. Hormoni i gjëndrës së kraharorit stimulon rritjen e organizmit të ri dhe ka rëndësi të veçantë në proceset imunobiologjike.
Për sistemi imunitar meritore janë T-qelizat të cilat i prodhon timusi, e cila me kalimin e viteve zvogëlohet, por megjithatë, janë vërejtur raste kur indet e timusit janë ruajtur edhe në vitet e mëvonshme.
Sistemi imunitar i njeriut me kalimin e viteve e humbet forcën e tij, kështu që ne bëhemi më pak rezistent ndaj sëmundjeve, mesatarisht 2-3% në vit.
Forca e imunitetit mund të matet, me marker për T-qelizat të cilat i prodhon timusi. Megjithatë, është arritur në një zbulim se çiklizmi më i zakonshëm mund ta ndalojë këtë proces.