Trajtim natyral për largimin e tartarit të dhëmbëve (recetë)

Kur pllakëzat e dhëmbëve nuk largohen nga dhëmbët, atëherë vjen deri te mineralizimi i tyre të cilat më pas shëndrohen në gurë dhe janë mjaft të dukshme.

Përderisa shumica e njerëzve kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të lehta për zbardhjen e dhëmbëve, dentistët gjithmonë na kujtojnë se është e rëndësishme që të largojmë tartarin e dhëmbëve kohë pas kohe. Edhe pse më së miri është që atë ta largoni në mënyrë profesionale, tek dentisti, faqja “Style Craze” pretendon se ekziston një trajtim natyral i cili do t’ju pastrojë dhe zbardh dhëmbët.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 lugë sodë buke
  • Pak kripë

Mënyra e përgatitjes: Përzijeni sodën e bukës dhe kripën, pastaj përbërësit aplikoni në furçën e dhëmbëve të lagur paraprakisht dhe fërkoni lehtësusht dhëmbët me të. Pastaj shpërlajeni gojën.


Si përdoret?

Për rezultate më të mira, kjo përbërje duhet të përdoret mbrenda ditës. Kur vëreni se pllakëzat janë zhdukur, vazhdoni që ta përdorni përzierjen edhe për 7 deri në 10 ditë. Soda e bukës i qetëson mishrat dhe dhëmbët dhe ka efekt antibakterial, ndërsa në të njëjtën kohë i zbardh dhëmbët. Meqë soda e bukës vepron si antacid, ajo rregullon vlerën Ph të gojës, ndërsa kripa ka efekte antimikrobike.