Trauma ose stresi intenziv mund të rrisin rrezikun ndaj zhvillimit të sëmundjeve autoimune, tregoi një studimi i ri, në të cilin u përfshin më shumë se 1,1 milion të anketuar.
Rezultatet treguan se stresi rrit rrezikun e zhvillimit të 41 sëmundjeve autoimune, siç është artriti reumatoid, psoriaza, sëmundja celiake dhe sëmundja e Crohn-it për 36 për qind.
Njerëzit të cilët vuajnë nga reaksionet e forta emocionale pas traumës ose stresit, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të rrezikut të kronizmit të këtyre simptomave, me këtë edhe rrezikun e mëtejshëm të përkeqësimit të shëndetit nga sëmundjet autoimune.
Ende nuk është e qartë se çfarë i shkakton sëmundjet autoimune, por dihet se këto sëmundje kanë tendencë të shfaqen në familje të caktuara. Përndryshe, statistikat tregojnë se sëmundjet autoimune zakonisht i prekin gratë.
Cilado qoftë arsyeja, është e qartë se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë zvogëlimit të traumës dhe shkaqeve tjera stresuese, si dhe përmirësimit të trajtimit të këtyre gjendjeve, shkruan “Jama”.