Kombinimi me mjaltë dhe kanellë është i mrekullueshëm për shëndetin, sepse parandalon akumulimin e yndyrës në trup. Për humbjen efektive të kilogramëve të padëshiruar janë të domosdoshme disa ndryshime të shprehive, sigurisht, përfshirë edhe dietën. Në vijim po ju paraqesim tre receta pijesh të cilat do t’ju ndihmojnë të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të arrini një vijë të hollë trupore.
Kanella dhe mjalti
Kombinimi më i zakonshëm me kanellë dhe mjaltë është i mrekullueshëm për humbjen e kilogramëve të padëshiruar sepse parandalon akumulimin e yndyrave në trup, pastron traktin digjestiv dhe i neutralizon substancat e dëmshme të cilat e ngadalësojnë metabolizmin. Këtë pije përgatiteni në mbrëmje. Së pari vloni 200 ml ujë. Në një gotë vendosni rreth 2.5 gram kanellë dhe pastaj shtoni ujin e zier. Mbulojeni dhe lëreni të ftohet. Para se ta pini shtoni 1 lugë mjaltë dhe pijeni gjysmën e dozës para se të fleni, pjesën e ngelur vendoseni në frigorifer dhe pijeni menjëherë za zgjoheni, në stomak bosh.
Kanellë, mjaltë dhe kokrra gruri të mugulluara
Kjo pije do t’ju ndihmojë të dobësoni dhe pastroni trupin nga toksinat. Keni nevojë për 40 gram kokrra grurë të mugulluar. Vendosini në një enë të madhe dhe pastaj shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë kanelle. Shtoni pak ujë të vluar dhe 230 mililitra jogurt ose kefir me përqindje të ulët të yndyrës. Përzijeni mirë. Kjo është zgjedhje e shkëlqyer për një mëngjes të shëndetshëm!
Kanellë, mjaltë dhe xhenxhefil
Nëse ju pëlqen xhenxhefil, atëherë mund të përgatitni këtë pije të përsosur dietike. Vendosni gjysmë lugë çaji me kanellë në një gotë me ujë të vakët. Pastaj shtoni edhe një lugë çaji me xhenxhefil pluhur. Sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë dhe jogurt. Kjo pije konsumohet në stomak bosh, para mëngjesit.