Tre llojet e frutave që ndihmojnë në humbjen e peshës

Jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale, por fruta gjithashtu përmbajnë edhe fibra të cilat na mbajnë të ngopur më gjatë dhe inkurajojnë tretje të shëndetshme.

Frutat mund të shërbejnë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por edhe si desert, sidomos kur përpiqeni të humbin ndonjë kilogram të tepërt. Jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale, por fruta gjithashtu përmbajnë edhe fibra të cilat na mbajnë të ngopur më gjatë dhe inkurajojnë tretje të shëndetshme.

Kivi – është burim i shkëlqyer i vitaminave C dhe E, si dhe i fibrave. Studimet kanë treguar se kivi ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe ka efekt pozitiv mbi shëndetin e traktit digjestiv. Në një studim i cili përfshiu 41 pjesëmarrës, pjesëmarrësit konsumonin nga dy kivi në ditë për 12 javë rresht. Kjo shtojcë tek të ushqyerit e rregullt të të anketuarve çoi në rritjen e niveleve të vitaminës C në gjak, duke ulur kështu tensionin e gjakut, si dhe duke zvogëluar perimetrin e belit me një vlerë prej 3.1 cm.

Molla – e varfër në kalori, por e pasur me fibra, kështu që bën pjesë në ushqimet që stimulojnë humbjen e peshës. Në një studim dhjetë javor, pjesëmarrësit në dietën e përditshme shtuan 3 molla ose 3 dardha ose 3 biskota prej tërshëre. Të anketuarit të cilët konsumuan mollë humbën peshë mesatarisht për 0.91 kg, ata që konsumuan dardha 0.84 kg, ndërsa pesha e atyre që hëngrën biskota prej tërshëre nuk ndryshoi.

Grejpfruti – zakonisht rekomandohet gjatë dietave të ndryshme. Në një hulumtim, pjesëmarrësit për 12 javë konsumuan nga 127 gram grejpfrut para tre vakteve kryesore ose konsumuan lëng grejpfruti të pijshëm (të të njëjtës sasi), gjë që tek pjesëmarrësit në studim rezultoi me rënien e futjes së kalorive ditore dhe të peshës trupore, si dhe në përmirësimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Megjithatë, grejpfruti ndikon në medikamente të caktuara, kështu që nëse përdorni ndonjë ilaç është mirë që paraprakisht të konsultoheni me mjekun ose farmacisitin rreth përfshirjes së këtij fruti në dietë.