Tre rregullat e mëngjesit, që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Ekzistojnë rregulla sa i përket mëngjesit, sigurisht, në rast se përpiqeni të hiqni disa kilogramë

Mëngjesi është vakti ushqimor më i rëndësishëm për shumë arsye, por ekzistojnë rregulla sa i përket këtij vakti nëse përpiqeni të humbni peshë. Ja kujt duhet t’i kushtoni vëmendje gjatë mëngjesit.

Hani herët – hulumtimet kanë treguar se mëngjesi e përmirëson punën e metabolizmit dhe zvogëlon ndjenjën e urisë gjatë gjithë ditës, sepse në atë mënyrë do t’ju përmbaheni porcioneve të moderuara të drekës dhe darkës. Në mënyrë që trupi të mund të djeg shpejt yndyrnat, hani sa më parë që të jetë e mundur pasi jeni zgjuar.

Merrni më shumë proteina, më pak karbohidrate

Shumë fibra dhe proteina – mëngjesi le të jetë i pasur dhe i bollshëm në mënyrë që ju të mos ndjeni uri përsëri pas dy ose tre orëve. Konsumoni ushqime që treten ngadalë: ushqimi që përmban shumë fibra dhe shumë proteina është një zgjedhje e shkëlqyer, pasiqë jep energjinë e nevojshme. Por, sigurohuni që mëngjesi të mos përmbaj shumë sheqer.

Mos e teproni – mëngjes i madh do t’ju ngop, por mos e teproni. Hani në mënyrë të moderuar, po aq sa keni nevojë. Kur të ndjeni se jeni ngopur, ndaloni. Nuk është e nevojshme që të konsumoni gjithçka që keni në pjatë.