Tre shenjat që zbulojnë një prind toksik

Dr. Hovard thotë se treguesi më i madh që një prind është toksik është nevoja e vazhdueshme për të bërë gjithçka të rrotullohet rreth tyre dhe dëshirave ose nevojave të tyre.

Aleks Hovard është një terapist dhe autor i literaturës që merret kryesisht me traumat e fëmijërisë. Siç ka bërë të ditur së fundmi në rrjetet sociale, në praktikën e tij takohet me të rritur të cilët shpesh nuk janë as të vetëdijshëm se kanë pasur prindër toksikë. Kështu, ai shpjegon se ekzistojnë disa shenja falë të cilave ne mund të dallojmë kur një prind sillet në mënyrë toksike.

Dr. Hoëard thotë se treguesi më i madh që një prind është toksik është nevoja e vazhdueshme për të bërë gjithçka të rrotullohet rreth tyre dhe dëshirave ose nevojave të tyre. Pavarësisht se si ndihet fëmija, prindërit toksikë do ti vendosin gjithmonë nevojat e tyre në radhë të parë.

Një tjetër shenjë që tregoj për një prind toksik është se ata janë gjithmonë në gjendje të shtrembërojnë një situatë, problem ose ndjenja të caktuara tek fëmijët e tyre. Domethënë, prindër të tillë përpiqen, dhe zakonisht përmes manipulimit emocional, ta bindin fëmijën e tyre se mënyra e tij e të menduarit është e gabuar dhe mënyra se si mendon prindi është e vetmja e drejtë.

Dhe shenja e tretë e një prindi toksik është mungesa e ndonjë kufiri. Kur fëmija i tyre thotë “jo”, këta prindër nuk e shohin atë si një kufi apo refuzim, por si një mundësi për ta bindur fëmijën se duhet të pajtohet me atë që kanë kërkuar prej tyre. Ata nuk e respektojnë mendimin e fëmijëve të tyre, por vetëm e vendimet e veta i shohin të drejta.