Tre zakonet më të shpeshta që çojnë në inflamacionin e sinuseve

Sinusiti mund të shkaktohet nga infeksioni bakterial, noti ose zhytja, por edhe nga pirja e duhanit.

Sinusiti paraqet inflamacionin e mukozës që i mbështjell sinuset. Këto janë tre shkaktarët e mundshëm të sinusitit të cilët ndoshta nuk i keni ditur:

Noti

Klori i pishinës mund të shkaktojë irritim ose ënjtje kur të arrijë në veshë ose hundë, gjë që mund të rezultojë në infeksion të sinuseve. Kur sinuset të fryhen, mukoza bllokohet dhe në këtë mënyrë mundësohet rritja e baktereve. Noti ose zhytja gjithashtu mund të shkaktojë sinusit për shkak të ndryshimit të presionit. Ky ndryshim ndikon në kanalin e sinusit, gjë që mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sinuseve, si dhe shkakton mbajtjen e mukusit dhe përhapjen bakteriale.

Pirje duhani

Nëse pini duhan dhe vuani nga sinusiti, ekziston lidhja që duhani të irritojë rrugët e sinusit dhe të zvogëloj imunitetin. Pirja e duhanit gjithashtu irriton rrugët e sinusit, duke shkaktuar ënjtje dhe inflamacion. Duhanpirësit kanë simptoma më të theksuara dhe përdorin më shumë barna për të trajtuar infeksionet dhe inflamacionet e sinusitit, në krahasim me jo-duhanpirësit.

Bakteret

Sinusiti mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial. Mycobacterium abscessus është baktere që është e lidhur me ata që shkaktojnë tuberkulozë.


Kur duhet të vizitoheni tek mjeku për shkak të sinusit?

  • Keni simptoma që zgjasin më shumë se 10 deri 14 ditë, ose përkeqësohen me kalimin e kohës
  • Keni dhimbje të forta koke
  • Keni vërejtur ënjtje të fytyrës ose ndryshime tek të pamurit
  • Sekreti nazal ndryshon ngjyrën (nga e qarta në të verdhë ose të gjelbër pas pesë deri në shtatë ditë), ose nëse përkeqësohen edhe simptomat tjera, siç është dhimbja e sinuseve ose ethet
  • Dhimbje në fytyrë, sidomos në një pjesë të sinuseve ose midis hundës dhe kapakëve të poshtëm të syve, e cila zgjat dy deri në katër ditë
  • Nëse simptomat e sinusitit vazhdojnë edhe pas mjekimit