Truke për pastrimin e sinuseve dhe hundët e bllokuara

Simptomat e sinusit janë të ngjashme me gripin, por zgjasin më shumë. Nëse vazhdojnë deri në dy javë, ka gjasa që të keni infeksion.

Sinusiti është një nga inflamacionet më të zakonshme traktit të sipërm respirator, e cila pasohet nga qarkullimi i dobët i hundës, dhimbje koke dhe shpesh me temperaturë të lartë të trupit. Shkaku më i zakonshëm është ndonjë virus, kështu që nuk duhet të trajtohet me antibiotikë.

Simptomat e sinusit janë të ngjashme me gripin, por zgjasin më shumë. Nëse vazhdojnë deri në dy javë, ka gjasa që të keni infeksion. Nëse nuk shërohet në kohë, problemet mund të zgjasin.

Avulli

Nuk është me rëndësi nëse bëni dush ose avulloheni nga ndonjë enë, avulli mund të ndihmojë pasiqë i pastron flegrat dhe sinuset, duke e lehtësuar në këtë mënyrë frymëmarrjen dhe nxjerrjen e mukusit. Nëse përdorni inhalator, në ujë mund të shtoni dy-tre pika vaj esencial ose kripë deti.

Ujë me kripë

Pluhuri, ndotja e ajrit ose aromat e ndryshme mund të vijnë deri te shfaqja e sinuseve dhe të shkaktojnë bllokimin e tyre. Nëse doni të ndihmoni veten, përdorni ujë të kripur për të shpëlarë sinuset.

Tymi i cigareve

Cigaret dhe tymi i tyre mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së sinusit kronik, për të cilat ka edhe dëshmi shkencore. Gjëja më e rëndësishme që duhet theksuar është se pirja e duhanit dhe tymi e bëjnë të pamundur shërimin e shpejtë dhe i rrisin shanset për përsëritjen e sëmundjes.

Ushqimi

Njerëzit që janë mbipeshë kanë më shumë gjasa të vuajnë si pasojë e alergjive dhe sinusit kronik, për dallim nga ata që nuk kanë probleme me peshën trupore.