Me ndihmën e këtyre trukeve, në mënyrë të shëndetshme, të shpejtë dhe të thjeshtë, përveç se do të largoni simptomat që ju shqetësojnë, lehtësisht do të ndihmoni në tretjen e shpejt të ushqimit dhe do të nxitni metabolizmin.
Vaj ulliri + limon
Gëlltisni një lugë gjelle vaj ulliri, të holluar me lëng limoni. Ky është një ilaç shtëpie për stimulimin e tretjes, i cili më së miri është të konsumohet në mëngjes ose disa orë pas një vakti.
Ujë i vakët + limon
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtrydhni një limon të tërë dhe pijeni. Këtë pije mund t’a konsumoni edhe për të parandaluar problemet e mundshme të sistemit të tretjes.
Sodë buke + ujë i vakët
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë luge çaji sode buke dhe përzijeni. Ky është një produkt i cili njihet prej kohësh si një aleat i tretjes së keqe, por është e rëndësishme të theksohet se duhet të përdoret sodë medicinale.
Këto këshilla janë të mirëpritura kur tretja është aq e ngadaltë, sa që menjëherë i nevojitet ndihma e jashtme. Por që të mos i ndieni këto shqetësime në sistemin e tretjes, mos harroni që në menunë e përditshme të përfshini këto:
- ujë;
- probiotik;
- fruta dhe perime të pasura me fibra (fasule, karrota, brokoli, portokall…);
- drithëra (elb, tërshërë, oriz …).
Dhe, sigurisht, mos harroni që të lëvizni, le të jetë të paktë një shëtitje prej 10 minutave nëpër lagjen ku jetoni.