Të gjithëve nganjëherë na ndodh që të ndihemi pa qejf dhe bosh. Kjo mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm të jetës, por nganjëherë mund të jenë gjëra mjaft të parëndësishme, siç është moti i keq apo pagjumësia. Kur jeni të detyruar të përfundoni punën dhe obligimet tuaja, por thjesht nuk keni as forcën, as vullnetin, ia vlen të provoni tre lëvizjet e mëposhtme, të cilat mund t’ju ndihmojnë të rifitoni energjinë dhe humorin pozitiv.
Kombinoni proteinat dhe karbohidratet
Për nxitje më të mirë të energjisë, në të njëjtën vakt ushqimor, konsumoni proteina dhe karbohidrate. Sigurisht, kujdesuni që ato të jenë artikuj ushqimor të shëndetshëm si pemët, perimet, orizi integral, mishin dhe drithërat me kokërr të plotë.
Pini shumë ujë
Mundohuni të pini sa më shumë ujë që të jetë e mundur çdo ditë. Sipas mjekëve, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve në trup është shkaku kryesor i lodhjes dhe përtacisë. Nëse është më e lehtë për ju, sasi të caktuar të ujit zëvendësojeni me çaj natyral ose limonadë të freskët, pa sheqer të përgatitur vet.
Shëtitni
Nëse ndjeheni të lodhur dhe të pa vullnetshëm, merrni një pushim prej 10 minutash dhe bëni një shëtitje nëpër shtëpi, zyrë ose në oborr. Në vend të telefonit celular, me vete merrni një shishe me ujë dhe përpiquni të pushoni trurin për disa minuta, si dhe rifreskoni trupin tuaj.