Truke kundër ankthit

Ankthi, për fat të keq është bërë një dukuri e zakonshme e jetesës moderne, kështu që ne zbulojmë truket të cilat do t'ju ndihmojnë që ta largoni këtë gjendje ose të paktën ta zvogëloni...

Me këto disa truke, ju do të ndihmoni veten si t’i relaksoni muskujt, si të merrni frymë siç duhet, si t’i tejkaloni fobitë, si të përballeni me problemet dhe në mënyrë natyral do të tejkaloni gjendjen e ankthit.

Relaksoni muskujt

Nëse jeni të shqetësuar apo nën stres dhe nuk mund që të fleni gjumë, atëherë veproni me relakisimin e grupeve të caktuara të muskujve, ku mund të ju ndihmojnë aplikacione të përshtatshme celulare ose ushtrimet online.

Bëni listën e hapave realë për tejkalimin e fobive specifike

Nëse vuani nga ndonjë fobi, e rëndësishme është që të ndiqni hapat për ta zgjidhur atë. Bëni një listë të lëvizjeve të cilat do t’ju ndihmojnë të përballeni me fobinë dhe zbatojeni atë hap pas hapi. Çelësi është përsëritja e secilit prej hapave dhe vazhdimi i kohëzgjatjes së procesit me qëllim që të zhdukni frikën.

Ushtrim praktik për frymëmarrjen

Nëse burimi i ankthit janë problemet psikologjike, situatën mund ta përmirësojë frymëmarrja e thellë, e cila ka efekt pozitiv në sistemin nervor. Mjaftpn që të merrni frymë thellë për katër sekonda, të mbani frymën për dy sekonda dhe ta nxirrni qtë për një periudhë prej gjashtë sekondash.

“Kushtoni rëndësi” shqetësimeve 15 minuta në ditë

Shënoni shqetësimet të cilat ju ngarkojnë çdo ditë. Të paktën çdo ditë ndani 15 minuta për veten, që të mendoni rreth tyre. Pjesën tjetër të ditës shmangni ato dhe bëni diçka tjetër.

Zgjidhje natyrale

Magnezi, bari i bletës, trumëza, xhinsengu, vitaminat e grupit B… Të gjitha këto shtojca në ushqim, para se gjithash, në mënyrë natyrale do t’ju ndihmojnë mbi stresin e përditshëm dhe në trajtimin e sfidave të jetës, me qëllim që të krijoni ekuilibër të brendshëm dhe paqe.