Trumza është barishte e cila i shëron të gjitha sëmundjet femërore. Ajo stimulon sekretimin e urinës dhe vepron në mënyrë efektive në të gjitha problemet që lidhen me shëndetin riprodhues të femrës. Ndihmon gjatë ngërçeve në stomak dhe mitër, duke e bërë atë mjet ideal ideal për zvogëlimin e dhimbjeve menstruale. Trumza është një antiseptik i fortë i cili vepron në organet e brendshme, organet e frymëmarrjes dhe organet urogjenitale.
Kjo barishte jep forcë dhe stimulon funksionet psikike dhe fizike, ndërsa vepron edhe në sëmundjet e tilla si:
- Nervoza (banja me trumëz i forcon nervat dhe muskujt)
- Kundër alkoolizmit dhe depresionit
- Dobësi dhe pengesa seksuale
- Sëmundjet pulmonare (astma, bronkit, emfizema, tuberkulozi)
- Sëmundjet femrore (infeksionet e mitrës dhe rregullimi i ciklit menstrual mujor)
- Migrenë, sëmundjet e fshikëzës, veshkave, stomakut, anemisë, probleme me tëmthin, anginë, reumatizmin, difterin, pagjumësinë dhe zbehje.
Vaji i trumzës
Vaj i trumzës përdoret gjatë paralizës, sulmit në tru, multiple sklerozës, atrofisë së muskujve, reumatizmit dhe përdredhjes. Vaji esenciale i trumës përmban p-cymene, e cila në doza të mëdha është helmues. Përdoret gjatë fryrjes dhe çrregullimeve të tretjes, si dhe për përmirësimin e qarkullimit.