Shumë shpesh, pacientët shkojnë në dermatolog sepse kanë vërejtur ngjyrë të errët nën thua. Ndonjëherë ndryshimi shfaqet menjëherë dhe papritur, kështu që pacientët kanë nevojë për ekzaminim urgjent ose ngjyra e errët rritet ngadalë, ndonjëherë pa u vënë re, kështu që pacientët vendosin të kontrollohen pas disa muajsh.
Gjatë ekzaminimit, dermatologu bën përpunimin diagnostik të ndryshimeve të errëta të thonjve, sepse ndryshimi mund të shkaktohet nga kërpudhat, lëndimet e thonjve, nishanet nën thua ose tumor malinje në bazën e thonjve – melanoma.
Zakonisht bëhet fjalë për gjakderdhje nën thonjtë, e cila mund të shfaqet edhe gjatë traumës më të vogël. Në rast të melanomës, i nevojshëm është ekzaminimi te mjeku dhe dermatoskopia e vetë thonjëve. Ndonjëherë është e nevojshme që në mënyrë kirurgjikale të largohet thoi dhe pastaj të bëhen analizat histopatologjike për të përjashtuar dyshimet e mundshme mbi melanomën.
Dermatologët sqarojnë se, me dermatoskopi të thonjëve gjithmonë mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për ndryshime beninje ose jo, ose nëse është vetëm një gjakderdhje nën thua, e shkaktuar nga një traumë në thua gjatë aktiviteteve sportive ose nga këpucët e ngushta. Nëse ekziston dyshimi për infeksion fungal, bëhet trajtimi mikologjik.
Melanoma e thonjve nuk është një shfaqje e zakonshme dhe i përket formës acrolentiginous të melanomës.
Kjo formë e rrallë e melanomës mund të duket si njollë e errët nën thua, e cila rritet dhe nuk kalon ose si një nyjë e vogël nën thonj. Çfarë saktësisht e nxit shfaqjen e këtij lloji të rrallë të melanomës, nuk është e vërtetuar saktësisht, por deri më tani është zbuluar tek pacientët që kanë përdorur UV llampat për ngrohjen e xhelit në thonjve.