Një festë e vërtetë në fushën e mjekësisë u zhvillua në kryeqytet në ditët që lëmë pas, me një program të pasur dhe precis, e përpiluar në një periudhë kohore prej katër ditëve, kushtuar sëmundjeve kronike jo të transmetueshme në pandeminë post-covid dhe situatave emergjente në mjekësinë familjare. Nga data 18 deri më 21 maj, në hotelin “Doubletree by Hilton” në Shkup u mbajtën Simpoziumi i 25-të me pjesëmarrje ndërkombëtare të Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe familjare (SHMP/MF).
“Rreth 450 pjesëmarrës, 16 profesorë nga Evropa dhe 12 profesorë nga Maqedonia, si dhe një numër i madh i mjekëve familjarë, të cilët mbajtën ligjërata të shpërndara në dhjetë seanca për sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet hematologjike, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet endokrinologjike, Covid-in e gjatë në sferën e sëmundjeve interne, neurologji dhe dermatovenerologji, si dhe tema të tjera të lira.
U prezantuan, 41 prezantime gojore dhe 31 prezantime poster. Morën pjesë mbi 30 kompani farmaceutike, disa prej tyre kishin 15 simpoziume satelitore.
“Më gëzon fakti që në Kongresin e sivjetshëm pata rastin të shoh, një numër të madh të kolegëve të rinj, ku disa prej tyre paraqitën përvoja interesante nga praktika e tyre e përditshme. Kongresi pati edhe katër seminare – dy për situatat emergjente në mjekësinë familjare, një për dermatoskopinë dhe një për uljen e rrezikut kardiovaskular tek pacientët me diabet të tipit 2. Ishte e rëndësishme edhe pjesa e lëshimit të balonave në ajër, përmes së cilës i dërguam një mesazh autoriteteve shëndetësore në vend, me rastin e 19 Majit, Ditës Botërore të mjekëve të përgjithshëm dhe familjar”-deklaroi kryetari i SHMP/MF Dr. Sci. Dragan Gjorgjievski, pas mbarimit të Kongresit dhe Simpoziumit.
Dr. Sci. Gjorgjievski nuk e fshehu kënaqësinë për manifestimin që u organizua me sukses.“Kongresi zhvendosi gjitha kufijtë në organizimin e kongreseve në vendin tonë dhe lirisht mund të them se ka arritur nivelin botëror në organizimin e kongreseve pikërisht aty ku dëshirojmë ta shohim kujdesin primar shëndetësor dhe mjekësinë familjare”,- deklaroi Dr. Sci. Dragan Gjorgjievski, kryetarë i Shoqatës SHMP/MF.
Edhe shumë gjatë do të flitet për, Kongresin e 5-të dhe Simpoziumin e 25-të me pjesëmarrje ndërkombëtare të (SHMP/MF), që me të vërtetë zhvendosi kufijtë, duke treguar se evente të këtij lloji mund të organizohen edhe në Maqedoni.
“Mjekët e familjes: Zemra e Shëndetit” – Kongresii i pestë dhe Simpoziumi i njëzetepestë me pjesëmarje ndërkombëtare të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare (SHMP/MF),u zhvilluan në një atmosferë të mrekullueshme, në të cilën, përveç pjesës së punës pjesëmarrësit dhe të ftuarit patën rastin të shoqërohen gjatë kohës së darkës zyrtare me rastin e e ngjarjes së madhe që u mbajt në vendin tonë. (K.Sh.D.)
Përktheu dhe përshtati:S.N