Udhëtimi në temperatura të larta- çfarë duhet të bëni përpara se të niseni

Maqedonia është vendi i diellit. Temperaturat e verës dinnë të ngjiten shumë lartë dhe udhëtimin tuaj mund tua bëjë të pakëndshëm. Pritja në pikat kufitare mund të jetë gjithashtu stresuese dhe të ndikojë në shëndetin dhe disponimin tuaj. Ndryshimi i temperaturës dhe dallimi prej njëzet gradë jashtë dhe brenda në makinë, aeroplanë apo autobus mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme trupore, ftohje, por edhe gjendje më të rënda. Pra, jini të përgatitur!

Maqedonia është vendi i diellit. Temperaturat e verës dinë të ngjiten shumë lartë dhe udhëtimin tuaj mund tua bëjë të pakëndshëm. Pritja në pikat kufitare mund të jetë gjithashtu stresuese dhe të ndikojë në shëndetin dhe disponimin tuaj. Ndryshimi i temperaturës dhe dallimi prej njëzet gradë jashtë dhe brenda në makinë, aeroplanë apo autobus mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme trupore, ftohje, por edhe gjendje më të rënda. Pra, jini të përgatitur!

Temperaturat e larta dhe pushimet gjatë periudhës së verës ngarkojnë më tej trafikun dhe ndikojnë në sjelljen e drejtuesve të mjeteve në komunikacion. Me pak planifikim dhe përgatitje, mund të arrini në destinacionin e dëshiruar dhe të sigurt.

Vera është periudha kur të gjithë përgatiten për të shkuar me pushime, në mal, det, liqen, për të vizituar vende interesante në vende të tjera etj. Karakteristika kryesore e verës janë temperaturat e larta dhe ato janë gjëja më e padëshirueshme për këdo në makinë. Por ky udhëtim mund të kthehet edhe në kënaqësi. Nëse vendosni të udhëtoni me makinë, këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë shumë.

Gjëja e parë që ju vjen në mendje kur duhet të uleni në makinë të ekspozuar në diell është të ndizni kondicionerin. Sigurisht, kjo do të përmirësojë situatën brenda të pasagjerëve, por kini kujdes gjatë akomodimit. Është e detyrueshme t’i kushtohet vëmendje rregullimit të temperaturës në makinë në raport me ambientin e jashtëm, sepse ndryshimi i tepërt i temperaturës gjatë daljes nga automjeti mund të shkaktojë goditje nga temperatura dhe çrregullime serioze në trup për personat e ndjeshëm. Kjo gjendje, njëkohësisht mund të krahasohet edhe kur ju jeni të ekspozuar në diell dhe rreziteni dhe menjëherë futeni në ujë. Prandaj, kondicioneri duhet të rregullohet në rreth +29 gradë C. Rekomandohet që diferenca e temperaturës brenda dhe jashtë automjetit të mos jetë më e madhe se 8 gradë C. Për shembull, nëse jashtë është + 38 gradë, kondicioneri duhet të vendoset në + 30 gradë.

Është e mundur që temperatura e ulët në makinë mund të shkaktojë probleme të tjera – ftohje, dhimbje koke, dhimbje në pjesën e trupit që ishte më e ekspozuar ndaj ajrit të ftohtë dhe mpirje. Personat që kanë ndonjë problem me veshkat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Si të përgatiteni për një udhëtim?

Para së gjithash, pushoni, flini dhe hani mirë para se të shkoni në udhëtim. Sigurohuni që të merrni disa shishe uji në të cilat mund të hidhni disa pika lëng limoni. Është e favorshme që para duarve të keni ndonjë spërkatës me ujë që të mund t’u freskojë. Mos harroni syzet e diellit dhe një kapele. Veshjet duhet të jenë me ngjyra të çelura, të rehatshme dhe të bëra nga materiale natyrale. Mjekët nuk rekomandojnë të pini lëngje të gazuara dhe çajra të ftohtë gjatë udhëtimit sepse shkaktojnë etje shtesë. Mos pini alkool në asnjë rrethanë. Kombinimi i vapës së verës dhe alkoolit krijon shumë probleme.

Drejtoni automjetin të cilin e keni teknikisht mirë

Kur udhëtoni në një distancë të gjatë, korrektësia teknike e automjetit mund t’ju shpëtojë nga shumë shqetësime dhe komplikime dhe shpesh ju shpëtojë jetën.

Pushoni herë pas here

Lodhja është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore gjatë festave të fundvitit. Mos e mbivlerësoni veten, pushoni sa herë të keni nevojë.

Respektoni sinjalet e trafikut

Shenjat e komunikacionit, ato horizontale dhe vertikale janë të vendosura në komunikacion për një trafik të sigurt. Respektoni ata për sigurinë tuaj.

Respektoni kufirin e shpejtësisë

Shpejtësia e madhe gjatë vozitjes është shkaku më i madh i aksidenteve rrugore që kanë pasoja tragjike. Mos nxitoni, arrini në destinacionin tuaj të gjallë dhe shëndoshë, drejt qëllimit tuaj.

Kujdes nga temperaturat e larta

Moti i nxehtë shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Informohu përpara se të nisesh që të dish se çfarë të bësh në rast nevoje.

Është mirë ta keni makinën e parkuar nën hije para se të niseni. Kur të ndjeni se keni mundimi gjatë vozitjes në diell, kërkoni një vend për të pushuar nën hije. Shmangni vozitjen gjatë kohës së ditës kur temperaturat janë në nivelin më të lartë. Rekomandohet të mos pini ujë rubineti në vendin e qëndrimit për të shmangur problemet me stomakun. Mos hani ketchup dhe majonezë, të cilat janë më të ndjeshme ndaj prishjes, ushqime të ndryshme të përpunuara, sallam etj, por hani sallata dhe makarona. Bëhuni gati në kohë, dy ditë përpara që të mos shqetësoheni. Mos lejoni që moti i nxehtë t’ju prishë humorin gjatë udhëtimit dhe t’ju nervozojë. Zbatoni këshillat dhe shijoni udhëtimin tuaj. Respektoni sinjalet e trafikut dhe kujdes shpejtësinë.