Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë në fundjavë se po monitoronte raportet e reaksioneve alergjike ndaj vaksinës COVID-19 dhe lëshoi rekomandime se si duhet të veprojnë njerëzit me histori të alergjisë.
Kushdo që ka pasur një reagim serioz ndaj vaksinës së COVID-19 nuk duhet të marrë dozën e dytë, thonë ekspertët nga Qendra Amerikane, duke e përcaktuar atë si serioze nëse një person ka nevojë për mjekim ose trajtim spitalor.
Njerëzit që kanë pasur reaksione të rënda alergjike ndaj ndonjë përbërësi në vaksinën e COVID-19 duhet të shmangin formulën e vaksinës që përmban përbërësin, sipas CDC. Në Shtetet e Bashkuara janë aprovuar dy vaksina kundër koronavirusit të ri.
Individët me histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj vaksinave duhet të konsultohen me mjekët për vaksinimin kundër COVID-19. Qendra thotë se personat me alergji serioze ndaj ushqimit, kafshëve shtëpiake, lateksit, si dhe personat që kanë alergji ndaj ilaçeve që merren në rrugë orale kanë histori familjare të reaksioneve serioze alergjike, ende mund të vaksinohen.
Agjencioni Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) hetuan pesë raste të reaksioneve alergjike që ndodhën pasi individët morën dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe BioNTech javën e kaluar.
FDA ka informuar se vaksina Moderna, e cila mori vlerësim të menjëhershëm, nuk duhet t’u jepet individëve me histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj ndonjë përbërësi në vaksinë.
Rregullatori britanik i shëndetit ka thënë se kushdo që ka histori të anafilaksisë ose një reaksion të rëndë alergjik ndaj ilaçeve ose ushqimit nuk duhet të marrë vaksinat Pfizer dhe BioNTech.