Një studim australian ka treguar që marrja e ushqimeve të caktuara mund të ndikojë në hormonin testosteron. Përkatësisht, është treguar se të ushqyerit e pasur me yndyrë, madje edhe ato të shëndetshmet, ndikojnë negativisht në prodhimin e hormonit testosteron.
Përndryshe, me infertilitetin përballen rreth 15 përqind e çifteve. Edhe pse shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme, 20 deri në 30 përqind e problemeve i atribuohen vetëm faktorëve meshkuj.
Në të njëjtën kohë, ky studim ka treguar se konsumimi i albuminës, proteinë kjo që gjendet në të bardhën e vezëve, rrit nivelin e testosteronit edhe atë për katër herë. Efekti i ngjashëm u shfaq edhe pas konsumimit të hirrës.
Mendohet se meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, mund të përmirësojnë nivelin e tyre të testosteronit në një periudhë të shkurtër kohore duke ulur marrjen e yndyrës dhe mundësisht të konsumojnë hirrë ose të bardhat e vezëve.