Mëngjeset tashmë janë më të freskëta, fëmijët u kthyen në shkollë, mjedisi mban aromën e drunjëve, kështu vjeshta troket në derë. Megjithëse, vjeshta kalendarike akoma nuk ka arritur, imuniteti duhet të përgatitet për stinën e dimrit dhe ja cilët artikuj ushqimorë do të na ndihmojnë për këtë.
Kungulli – përshtatet mirë në deserte, por prej tij gjithashtu mund të përgatiten edhe supa dhe gjella të ndryshme. Është i pasur me materie ushqyese të cilat e forcojnë mbrojtjen e organizmit nga bakteret dhe viruset – vitaminë C, folate, zink, antioksidantët, beta karoten e madje edhe acide yndyrore omega-3 të shëndetshme.
Kanella – përshtatet pothuajse me çdo çaj, por mund të shtohet edhe në kafe. Kanella është erëz që ngrohë, kështu që duke pasur parasysh kohën e ndryshueshme, mund të na vijë në ndihmë. Ka veti antivirale dhe antibakteriale, ndërsa në mjekësinë tradicionale përdoret për të lehtësuar dhimbjet e barkut, të përzierat dhe ftohjet e vazhdueshme.
Molla – Mollët përmbajnë një sërë përbërësish që kanë efekte anti-inflamatore dhe antialergjike. Mollët janë të pasura me quercetin, substancë kjo që ndihmon në funksionimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe i pastron ato nga mukusi.
Specat djegës – djegëset janë shija mbizotëruese e vjeshtës sipas mjekësisë tradicionale kineze dhe makrobiotikës, kështu që konsumimi i artikujve ushqimorë djegës në vjeshtë ndikon pozitivisht në të gjithë organizmin. Capsaicin-i që përmbajnë speca djegës e shpërbën mukozën, kështu që përbën parandalim të shkëlqyer ndaj zhvillimit të gripit.
Patatet e ëmbla – përgatiten njësoj si patatet e zakonshme. Për dallimim nga patatet e thjeshta, patatet e ëmbla janë të pasura me beta karoten dhe vitaminë C, nutrientë që veprojnë në mënyrë preventive kundër ftohjes dhe gripit.