Ushqimet me pak kalori, që mund t’i konsumoni në çdo kohë

Këto artikuj ushqimor janë mjaftë të shijshëm, si dhe nuk na bëjnë që të shtojmë në peshë

BAJAMET 

Ato janë të pasura me alfa tokoferol, formë e vitaminës E, të cilën trupi e absorbon me shpejtësi. Kjo vitaminë ka veprim antioksidues dhe e parandalon dëmtimin e qelizave pas stërvitjes. Konsumoni një grusht bajame gjatë ditës dhe do të ndjeheni të ngopur.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Përmban flavonol, i cili bën pjesë në grupin e materieve bimore dhe i shërben shëndetit. Gjithashtu e stimulon qarkullimin e gjakut, por edhe i relakson muskujt pas stërvitjes.

FIQ I THATË

Do ta furnizojnë trupin me energjinë e nevojshme, prandaj është ideale që ata të konsumohen para stërvitjes. Përveç kësaj, ato përmbajnë edhe sasi të lartë të kaliumit – materie e rëndësishëm për përshpejtimin e rigjenerimit të organizmit.

BANANET

Për shkak të sasisë së lartë të kaliumit që ky frut përmban, nuk do të keni ngërçe të muskujve dhe do të jeni plot energji. Përveç kësaj, për shkak të sasisë së madhe të karbohidrateve, bananet janë të mrekullueshme për krijimin e muskujve.

QIQRRAT

Janë artikull ushqimor me pak kalori, që mund t’i gjeni në çdo dyqan për ushqim të shëndetshëm dhe është një zëvendësim ideal i ushqimeve standarde – ju mund t’i merrni ato edhe në punë. Avantazhi i tyre i madh është se ato janë mjaftë të pasura me minerale, proteina, magnez, hekur dhe fibra. Kjo është e gjitha – është e dëshirueshme që të jetë pjesë e listës tuaj me ushqime të shëndetshme.

FISTIKËT

Kur themi fistikët, mendojmë për ato me lëvozhgë. Jo për ato që janë të përpunuara me aditivë dhe vajra shtesë. Fistikët kryesisht janë shumë të shëndetshëm, duhet të theksohet se përmbajnë pak kalori, por gjithashtu edhe mjaftë të shijshme duke i plotësuar kështu të gjitha kriteret e nevojshme për t’u gjetur në listën e ushqimeve të shëndetshme. Mirëpo, janë edhe antioksidantë të shkëlqyeshëm.