Nutricionistia Julia Klokner paralajmëron se duhet t’i eliminojmë yndyrën dhe kripën nga ushqimi. Ata që mendojnë se janë të mbrojtur nëse nuk hanë pica dhe ëmbëlsira me çokollatë janë në një mashtrim të madh. Një studim i kohëve të fundit tregoi se gjermanët mesatarisht konsumojnë nga 35 kg sheqer në vit, që do të thotë nga 100 gram në ditë.
Sipas paralajmërimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kufiri ditor duhet të jetë vetëm 25 gram. Problemi tashmë qëndron në atë se, në një pjatë me drithëra dhe qumësht kemi 50 gram sheqer në organizëm. Mirëpo sa u përket artikujve tonë ushqimor të preferuar, në një gotë verë të bardhë fshihet një kub sheqeri në çdo gotë, ushqimi i konservuar përmban deri në 20 kube sheqer, siç është ananasi, ndërsa në 50 gram muesli ka deri në 7 kube sheqer ose 21 gram.
Në 150 gram kos frutash ka 4 kube sheqer, ndërsa një lugë gjelle ketchup përmban një kub sheqer. Kripa e përmirëson shijen e ushqimit, por bëni kujdes. Femrat kanë nevojë për 8,4 gram, ndërsa meshkujt për 10 gram kripë në ditë. Doza e rekomanduar në disa vende është vetëm 6 gram, nërsa reduktimi i kripës është pothuajse i pamundur, pasiqë është i pranishëm edhe tek ëmbëlsirat. Në 100 gram sallamë ka 5.4 gram kripë, biskotat e ëmbla përmbajnë 1.53 gram kripë në 100 gram, gjë që është më shumë se patatet e skuqura që kanë 1.3 gram kripë në 100 gram.
Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija, por është e rëndësishme që të kufizohet marrja e tyre ditore. Yndyrnat e shëndetshme fshihen tek arrat dhe peshku, ndërsa problemi qëndron në të se është e pamundur që të shmange krejtësisht. Një vezë përmban 7 gram yndyrë nëse e hani vetëm të bardhën e vezës, ndërsa nëse e hani të tërën përmban 18 gramë. Peshku në 100 gramë përmban 7.7 gram kripë dhe 8.5 gram yndyrë. Kaçkavalli është ai i cili na ngatërron më së shumti. Për shembull në gauda kaçkavallin i cili është 45 për qind yndyrë, përmban 30,8 gram yndyrë në 100 gramë.