Letargji, përgjumje, acarueshmëri, rënia e përqëndrimit, rënia e imunitetit, mungesë interesi për punë dhe mësim janë disa nga simptomat e lodhjes pranverore.
Shparg për detoks pranveror dhe largimi i toksinave të grumbulluara
Shpargu është një perime vërtetë pranverore. Kërcejtë e kësaj bime gjithmonë janë konsideruar si perime jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa vlerësohen për nga lëngshmëria dhe cilësia e mirë. Ngjyra e gjelbër i detyrohet klorofilit një “pastrues” i njohur i mëlçisë dhe gjakut. Vlera energjetike e shpargut është shumë e vogël, saqë kjo perime vendoset në listën e artikujve ushqimorë të përshtatshme për humbjen e peshës.
Shpargu gjithashtu dallohet për sasinë e vitaminës C dhe kaliumit që përmban – materie ushqyese të mëlçisë. Përmbajtja e lartë e kaliumit të aminoacidës së arginines që përmban dhe përmbajtja e ulët e natriumit e bën shpargun një diuretik natyral. Kjo veçori e shpargut nga kohërat e lashta përdoret për lehtësimin e simptomave të PMS dhe për mbajtjen e ujit. Shpargu është një burim i mirë i nutrientëve të cilat kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Shpargu është pjesë e pandashme e dietave detoksifikuese, të cilat është e preferueshme të bëhen pas përfundimit të stinës së dimrit, për të pastruar trupin nga toksinat dhe për t’u përgatitur për stinën e pranverës.
Një filxhan dredhëza siguron kalium për funksionimin më të mirë të sistemit nervor
Një filxhan dredhëza çka në fakt është një porcion, siguron vetëm 45 kalori, por i plotëson nevojat ditore për vitaminën C. Dredhëzat janë një nga frutat më të pasura me vitaminën C, gjë që ndihmon jo vetëm në detoksifikimin, por edhe në tejkalimin e lodhjes pranverore. Sasia e njëjtë e një filxhani dredhëzash, gjithashtu siguron edhe 210 mg kalium që ndër të tjera, kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
Vitamina B2, B5, K, pastaj mineralet e bakrit, manganit dhe magnezit e “rrumbullakosin” listën e vitaminave dhe mineraleve të dredhëzave, por jo edhe listën e nutrientëve të dobishëm. Dredhëzat përmbajnë fitonutrient të vlefshëm, mes tjerash edhe acidin elagik, anthocyanin flavonoid, catechin, quercetin dhe kampferol.
Ndikimi sinergjistik i këtyre substancave është arsyeja që dredhëzat kanë kapacitet mbresëlënës antioksidues. Dredhëzat janë një kombinim i mirë i ëmbëlsirave, veçanërisht ato të çokollatës, por për detoksifikimi më së miri është që të konsumohen vetëm.