Ushqimet që e rrisin funksionin e gjëndrës tiroide janë peshqit, guacat dhe frutat e detit të cilat përmbajnë jod. Më tej, mishi, pasiqë përmban aminoacide tireozin, bishtajoret, drithërat me kokërr të plotë, frutat e thatë, farat, sidomos fara luledielli, produktet e qumështit me probiotikë të shtuar, çaji jeshil, kokosi, vaji i ullirit dhe vaji i peshkut.
Kur zgjedhim frutat duhet të kujdesemi që të konsumojmë fruta sezonal dhe ekologjik sa më shumë që të jetë e mundur, domethënë, të shtëpisë sa më pak të trajtuara me pesticide dhe toksina të tjera, ndërsa tek frutat e thata, duhet që të bëni kujdes që të mos jenë të ëmbëlsuara (gjithmonë lexoni deklaratën).
Megjithatë, mos harroni se frutat e thatë përmbajnë yndyrë, andaj janë shumë kalorik, por, fatmirësisht, nuk duhet që të hani shumë për tu ndjerë të ngopur.
Ushqimet që duhen shmangur:
- Gluteni – të gjitha ushqimet që përmbajnë gluten;
- Brokoli, lakër Brukseli, lulelakër, lakër, lakër jeshile, rrepkë, panxhari;
- Soja dhe produktet e sojës;
- Sheqer i rafinuar;
- Luleshtrydhe, dardha, pjeshka, patate të ëmbla;
- Rrepë, mustardë, mel, kikirikë.
Nutricionistët ju këshilloj që të përgatisni qese me fruta të thata për rostiçeri, të cilat do të mund t’i merrni me vete në punë. Për vaktin e ardhshëm përgatitni karrota, selino, djathë të freskët ose dy lugë fara, si dhe 2 dl produkte të qumështit të fermentuar.