Nutricionisti Rick Haye këshillon marrjen e vitaminës B, pasiqë e zvogëlon stresin i cili kontribuon në djersitje të tepërt, si dhe marrjen e reduktuar të alkoolit dhe kafeinës. Gjithashtu duhet të merrni ushqime të lehta dhe fruta, si rrushi dhe citruset, të cilave u nevojitet më pak përpjekje për t’u tretur.
B vitamina i rregullon hormonet dhe e mban nën kontroll nivelin e stresit. Shpesh, kur djersitemi, bëhemi nervozë për këtë dhe për shkak të njollave që shfaqen në rroba. Kështu që temperatura e trupit rritet, dhe vjen deri te ankthi dhe stresi. Disa studime kanë treguar se vitaminat B6, B9 dhe B12 ndihmojnë në rregullimin e nivelit të stresit.
Magnezi gjithashtu është i mirë kundër djersitjes së tepërt, pasiqë nëse nuk ka magnez dhe kalcium të mjaftueshëm, atëherë nervat e humbin kontrollin e hapjes dhe mbylljes së poreve përmes së cilave del djersa.
Magnezi i ndihmon organizmit që të mësohet me stresin e përditshëm.
“Kur djersitemi, ne humbasim shumë magnez. Kjo çon në djersitje të tepruar, prandaj është e nevojshme që ta kompensojmë atë. Hani perime jeshile, arra dhe fara me qëllim që ta kompensoni magnezin, ndërsa vezët dhe majën e birrës për kompensimin e vitaminës B. Ata janë të mira për sistemin nervor dhe ndihmojnë në rregullimin e procesit të djersitjes”, thotë Dr. Haye.
Edhe fuqia e sherbeles nuk duhet të nënvlerësohet, pasiqë me sukses e zgjidh këtë problem. Ajo është burim natyror i flavonoideve dhe polifenoleve, gjë që e bën atë mjet të shkëlqyer antioksidues dhe antibakterial.