Zakonet e këqija të të ushqyerit mund të çojnë në rrezik të lartë të sulmit në tru, kështu që nëse doni të jetoni më mirë dhe më shëndetshëm dhe të zvogëloni rrezikun e kësaj mundësie zvogëloni konsumimin e ushqimeve me yndyrë të lartë dhe kolesterol, si dhe ushqimet e përpunuara, të ëmbla dhe të kripura.
Fasulet dhe bizelet
Janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe fibrave që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilat janë fajtorë të zakonshëm për sulmin në tru. Ata kanë një përqindje të lartë të acidit folik, i cili është i mirë në mbrojtjen e trurit.
Frutat e thatë dhe farat
Një tjetër burim i shkëlqyeshëm i acidit folik. Mund t’i përdorni si shtojca në jogurt dhe thekër. Ju lirisht mund të hidhni fara edhe tek sallata. Bajamet, arrat, farat e lirit, lulediellit farat chia dhe susami janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, sidomos me acide yndyrore omega-3.
Peshku
Burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3. Veçanërisht i spikatur është salmoni, toni, sardelet dhe skumbri. Dy racione peshku ose 140 gram, rekomandohen çdo javë.
Drithërat me kokërr të plotë
Tërshëra, orizi kafe, elbi, meli, quinoa… janë vetëm disa nga drithërat që duhet t’i përfshini në dietën tuaj nëse dëshironi të ulni ndjeshëm rrezikun ndaj sulmit në tru. Drithërat janë gjithashtu të mira edhe në luftën kundër gjendjeve të tjera shëndetësore siç janë mbipesha, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.