Mavijosjet janë ndryshime të lëkurës që shfaqen si pasojë e traumës mekanike. Në këtë rast dëmtimi i enëve të vogla të gjakut nën lëkurë, rezulton me gjakun e bllokuar nën sipërfaqen e lëkurës. Gjaku i ‘bllokuar’ absorbohet gradualisht ashtu siç shërohen mavijosjet.
Disa ushqime mund të forcojnë enët e gjakut dhe të ndihmojnë në parandalimin e mavijosjeve, dmth. mund të zvogëlojnë dispozitat për krijimin e tyre dhe përshpejtimin e procesit të largimit të tyre. Para së gjithash është ananasi, i cili përmban bromelain enzimë kjo që vepron si anti-inflamator dhe që përshpejton shërimin. Problemet me mavijosjet i ndimon edhe quercetini, i cili gjendet tek mollët, citrusët, qepët e kuqe, luleshtrydhet dhe fruta me kokrra, si dhe perimet me gjethe jeshile.
Mungesa e vitaminës C, e cila gjendet tek specat, lakra, spinaqi, brokoli, kivi dhe citrusët, mund të jetë një nga arsyet për paraqitjen e mavijosjeve. Ushqimi i pasur me vitaminën K zvogëlon gjithashtu tendencën shfaqjen e mavijosjeve, ndërsa me këtë vitamin janë të pasura perimet e gjelbra (lakra jeshile, brokoli, spinaqi, sallata jeshile), si dhe luleshtrydhet dhe boronicat. Fara kungullit, bishtajoret dhe frutat e detit janë burim i shkëlqyer i zinkut, mineral që nxit shërimin e indeve të dëmtuara. Gjithashtu, e rëndësishme për forcimin e kapilarëve është marrja e proteinave, të cilat gjenden te mishi i pulës, gjeldeti, peshqit dhe produktet e qumështit.
Nëse vini re se ju janë paraqitur mavijosje, ndërsa nuk mbani mend se jeni goditur: ato shfaqen lehtë dhe shpesh, ndodh që të shfaqen në shpinë ose në bark, por nëse kjo ndodh atëherë konsultohuni me mjekun sepse shkaku mund të jetë një sëmundje ose mungesë e ndonjë lëndë ushqyese.