Ushqimi “antiage” – Artikujt ushqimor që e përtrijnë organizmin

Ndihmojnë që trupi të përtrihet dhe rigjenerohet nga brenda, duke përmirësuar kështu punën e trurit, zemrës, nyjeve dhe muskujve.

Përbërësit e shëndetshëm dhe të freskët janë aleati ynë më i mirë kundër plakjes. Të ushqyerit duhet të jetë i pasur me antioksidantë, vitamina, minerale dhe substanca anti-inflamatore. Ato ndihmojnë që trupi të përtrihet dhe rigjenerohet nga brenda, duke përmirësuar kështu punën e trurit, zemrës, nyjeve dhe muskujve. Të gjitha efektet e ushqimit të shëndetshëm ndodhin “nën lëkurë”, kështu që ato mund të shihen saktësisht në të. Lëkura juaj do të fitojë një shkëlqim të shëndetshëm, ndërsa rrudhat dhe njollat do të zvogëlohen.

Frutat e thata

Janë të pasura me yndyrna të shëndetshme që mbrojnë zemrën dhe mbrojnë nga kanceri dhe diabeti. Gjithashtu ekzistojnë fakte shkencore se frutat e thata ndihmojnë në ruajtjen e vitalitetit të qelizave nervore dhe të trurit. Çdo ditë hani nga një grusht fruta të thata. Mund të zgjidhni arra, bajame, lajthi, arra braziliane, arra indiane ose macadamia, ose një kombinim prej tyre.

Fiku

Ky frut më së miri kultivohet në vendet ku është e pranishme klima mesdhetare. Fiqtë janë të pasura me flavonoide dhe polifenole, të cilat përveç se e mbrojnë shëndetin, e ruajnë edhe bukurinë tonë. Prej kohësh fiku konsiderohet si fryt i rinisë dhe vitalitetit. Fibrat dietike ndihmojnë për tretje më të mirë dhe nxjerrjen më të shpejtë të mbeturinave nga trupi. Falë antioksidantëve qelizat i mban të reja dhe vitale. Mund t’i konsumoni të freskëta dhe të thata.

Boronicat

Boronicat janë një bombë ushqyese e vitaminave dhe mineraleve të mbledhura në një kokërr. Ato ndihmojnë në rindërtimin e qelizave, por edhe që të jenë më rezistente ndaj ekspozimit ndaj diellit. Përbërësi antocianin i cili në fakt u jep ngjyrën, në mënyrë efikase e lufton stresin oksidativ në trup. Gjithashtu e stimulojnë sekrecionin e dopaminës, për një humor dhe memorie më të mirë. Doza e rekomanduar ditore është rreth gjysmë filxhani kafeje. Furnizohuni me sasi më të madhe dhe ruani të ngrira, në mënyrë që t’i keni për gjatë gjithë vitit.

Shega

Ky frut është mjaftë i pasur me vitaminë C dhe e mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Lëngu i shegës është i shkëlqyer në shërimin e disa dëmeve që shkaktohen  nga radikalet e lira. Gjithashtu përmban edhe punikalagin, përbërës ky që ka efekt të mëdha antioksiduese, gjithashtu ndihmon në mbajtjen e kolagjenit në trup, duke ruajtur të rininë.