Ushqimi i fermentuar trajton nervozizmin dhe tensionin!

Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet e fermentuara mund të reduktojnë ankthin dhe nervozizmin.

Kastravecat turshi dhe perimet tjera turshi, janë diçka që jo gjithkush mund t’i hajë për shkak të shijes karakteristike, por… Por deri më tani e dimë se sa janë të shëndetshme, por ajo që nuk dinim është se ata mund të kenë efekt pozitiv tek njerëzit të cilët vuajnë nga ankthi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet e fermentuara, si kastravecat turshi, lakra turshi dhe jogurti, mund të zvogëlojë ankthin social dhe nervozën. Përgjegjës për këtë janë probiotikët ose bakteret e shëndetshme të këtyre ushqimeve. Besohet se ato ndikojnë në mikrobiomën e zorrëve, ndërsa kjo ka efekt pozitiv në tru duke rritur nivelin GABA. Ky është një lloj transmetuesi që rregullon ankthin, ndërsa rritja e tij vepron si ilaç kundër kësaj gjendje.

Gjetjet e tilla rezultuan nga studimi i cili përfshiu 170 studentë dhe ndoqi simptomat e tyre të ankthit, nervozës dhe fobisë sociale në lidhje me atë se çfarë sasie ushqimi të fermentuar hëngrën.

Sa më shumë që i konsumonin këto artikuj ushqimor, aq ishin më të ulëta nivelet e këtyre çrregullimeve. Fakt është se çdo organizëm ndryshon sipas përbërjes kimike dhe se ndryshime të ndryshme ndodhin në mikro nivel. Prandaj, janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme mbi këtë temë, për të arritur në konkluzione edhe më konkrete.