Për shëndetin e veshkave, e rëndësishme është që të zvogëlohet futja e kripës dhe sheqerit, ndërsa e pëlqyeshme është që të praktikohet aktiviteti fizik dhe të shmanget pirja e duhanit. Ushqimi i shëndetshëm është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Këto janë disa nga ushqimet që rekomandohen për parandalimin e sëmundjeve.
Hudhra është një zgjedhje e shkëlqyer sepse ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe aftësi për të zvogëluar kolesteroli. Duke pasur parasysh shijen e tij të fortë, nuk është e nevojshme që të shtoni kripë në ushqim, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e veshkave.
Perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra jeshile janë plot fibra, vitaminë C dhe K, të cilat nevojiten për funksionimin e veshkave. Lakra jeshile burim i shkëlqyer i hekurit, beta karotenit dhe kalciumit. Shtojeni atë në ushqime, lëngje frutash, madje edhe në çaj.
Majdanozi është një nga artikujt ushqimor, i cili i pastron veshkat nga të gjitha toksinat. Atë mund ta kombinoni me të gjitha llojet e ushqimeve, por më së miri është që të bëni çaj prej tij.
Peshqit si sardele dhe salmon janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, ndërsa personat me diabet të cilët rregullisht konsumojnë peshk, mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të veshkave, konfirmon një studim britanik.
Boronicat e kuqe janë të pasura me antioksidantë, të cilat njihen për efektin e tyre pozitiv ndaj sëmundjeve të ndryshme. Ato përmbajnë kinik, i cili e largon acidin nga veshkat.